TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Gusht 2024, 12:35

Në kërkim nga SPAK për dhunimin e bashkëshortit të gjyqtares Saida Dollani, arrestohet Fabio Ballabani

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim nga SPAK për dhunimin e bashkëshortit të

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhërarrestin edhe për Fabio Ballabanin një prej emrave të cilët u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e 7 grupeve kriminale.

Ballabani rezulton të jetë anëtar i bandës së Emiljano Shullazit.  

Fabio Ballabani është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht. Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj, kërcënoi dhe rrahu Priftin.

Drejtori i policisë Rrumbullaku tha se urdhërarresti i është komunikuar Ballabanit në një burg të një shteti tjetër ku ndodhet i arrestuar.

 

Lini një Përgjigje