
Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë me dije se janë arrestuar në Dubai Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.
“Mund t’ju them se policia e shtetit është parteri më i rëndësishëm me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar. Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj.
Ky lloj bashkëpunimi është kontribut i mundit, djersës dhe gjakut, të këtyre djemve dhe vajzave të policisë, por dhe bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara për këtë operacion të fshehtë”, tha Rrumbullaku.
Në lidhje me lirimin nga qelia të Durim Bamit, drejtori i Policisë tha se nuk është liruar por është ndryshuar masa e sigurisë.
“Kemi ndryshim të masës së sigurisë, jo lirimi. Nëse doni të informacion të saktë, trokisni në derën e policisë”, deklaroi ai.
Lini një Përgjigje