
Gjykata Kombëtare e Spanjës ka vendosur të ekstradojë drejt Shqipërisë të shumëkërkuarin, nga autoritetet shqiptare, Lulzim Berishën.
Gjykata Kombëtare e Spanjës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë spanjolle për ekstradim. Vendimi është marrë ditët e fundit, pas gjyqit të parë që u zhvillua më datë 2 korrik.
Lulzim Berisha, i cili përfaqësohet nga dy avokatë spanjollë, i kërkoi rreth një muaj më parë Gjykatës që të mos dorëzohet në Shqipëri, ku sipas tij në vendin tonë i rrezikohet jeta dhe ka frikë nga një hakmarrje.
Sipas Prokurorisë spanjolle Lulzim Berishës i rrezikohet jeta vetëm jashtë burgut, dhe duke ua dorëzuar Lulzim Berishën, autoriteteve shqiptare, ai nuk do të rrezikohet.
Lulzim Berisha ka të drejtën për të apeluar vendimin e Gjykatës Kombëtare në Gjykatën e Lartë të Spanjës.
Organi i akuzës kërkoi dorëzimin e tij në mënyrë që Shqipëria ta gjykonte për dy sulmet, por jo që të vuajë një dënim mbi 6 vjet. Ai ka pesë vrasje të tjera në pritje pasi që kjo çështje nuk është studiuar në kohën e kësaj seance.
Në deklaratën e saj të konkluzioneve të përkohshme, të mbledhura nga Europa Press, Zyra e Prokurorit kujtoi se i pandehuri, i cili u arrestua në vitin 2023 në Alicante, në fillim të shkurtit 2005 “ishte përgjegjës për gjetjen e personave të përshtatshëm për shkak të lidhjeve të tyre shoqërore dhe farefisnore. për të eliminuar fizikisht një burrë, për çka ka pasur ndihmën e tre personave që kanë kryer aksionin më 26 shkurt 2005 rreth orës 22:00. Ka qenë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Koxhaj, kur të tre personat e kanë qëlluar me armë teksa po drejtonte automjetin e tij. Si pasojë e të shtënave viktima ka gjetur vdekjen, duke rënë në kanalin e rrugës, ku njëri prej autorëve e ka qëlluar sërish”, thotë Prokuroria.
Lulzim Berisha, “pas planifikimit dhe organizimit të vrasjes, është larguar nga Shqipëria dhe është kthyer pak ditë pas ngjarjes”, sqarohet në letër. Më 27 shkurt të po atij viti, në të njëjtin qytet, ka ndodhur një shpërthim në kabinën e ashensorit të një pallati në Tiranë, kryeqytetin e vendit. Për pasojë kanë humbur jetën dy shtetas.
Prokuroria sqaron se në realitet ky shpërthim ishte planifikuar nga Berisha dhe se “aktivizimi i eksplozivit është bërë përmes celularit”. “Provat tregojnë se i pandehuri dhe tre persona të tjerë pasi kanë marrë lëndën plasëse dhe e kanë përgatitur duke vendosur një aparat telefonik që përdorej për aktivizimin e tij, ia kanë vënë në dispozicion një personi tjetër për të kryer shpërthimin në atë moment, përfundon ai”.
Siç shpjegohet nga Policia Kombëtare në kohën e arrestimit të tij në Alicante, të dy sulmet ishin një larje hesapesh midis klaneve rivale që ndodhën në vitin 2005 dhe u zgjidhën 15 vjet më vonë.
Lini një Përgjigje