TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2024, 14:30

Në burg pasi ofroi 5 mijë euro për lirimin e një të burgosuri, GJKKO rrëzon kërkesën e Arben Lenës

Shkruar nga Pamfleti

Në burg pasi ofroi 5 mijë euro për lirimin e një të

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e mbrojtësve ligjor të avokatit Arben Lena për ndryshim mase sigurie.

Lena ndodhet në masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike.

Ai u arrestua më 27 janar, ndërsa akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës, për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozici i arrestuar për trafikim refugjatësh.

Skema u godit më 26 dhjetor të vitit 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër në detyrim paraqitje. Sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun do të merrnin 5 mijë euro nga familjarja e të arrestuarit, Artiana Kozici, ndërsa sipas SPAK, është e përfshirë edhe avokatja Dajana Kodra.

Masat e sigurisë

1. “Arrest në burg”, ndaj Nikoll Hafesllarit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

2. “Arrest në burg”, ndaj Bledar Kozicit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

3. “Arrest në burg”, ndaj Nikoll Jeskut, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

4. “Arrest në shtëpi”, ndaj Dajana Kodrës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

5.  “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj Dritan Tabakut, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”.

6.  “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, ndaj Artiana Kozici, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Lini një Përgjigje