TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2024, 11:50

Dhuna në Pallatin Mbretëror, sot seancë në Gjykatën e Tiranës për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna në Pallatin Mbretëror, sot seancë në Gjykatën e

Në Gjykatën e Tiranës zhvillohet sot seanca për verifikimin e urdhrit të mbrojtjes së Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

Në seancë janë paraqitur vetëm avokatët e palëve.

Aktorja u fotografua edhe kur doli nga Gjykata. Princin me të cilin u nda pas 15 vitesh së bashku vitin e kaluar, nuk e pati as 5 metra larg, siç është përcaktuar në urdhër mbrojtje .

Kujtojmë se më 5 mars çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia dhe  pamjet u bënë edhe virale

Në videon e regjistruar nga Princ Leka aktorja shikohet duke e goditur, kurse babai i saj, Gjergj Zaharia mban në dorë një statujë druri.

Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Po ashtu edhe baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin.

Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri dhe Leka duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. 

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”, por po kryhen hetime për të zbuluar se kush e nxori videon në media.

Lini një Përgjigje