
Lirohet partnerja e Laert Haxhiut, autorit të masakrës së Lushnjës. Për Klea Gjatën, GJKKO zëvendësoi masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘ndalim dalje jashtë shtetit’.
Gjata u arrestua pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili ka statusin e të penduarit. E reja ndodhet nën hetim për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit.
Laert Haxhiu është duke u gjykuar në mungese për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator të vitit 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.
Klea Gjata, patnerja e Laert Haxhiut u arrestua në kuadër të operacionit të koduar policor “Never Forget”. 27-vjeçarja nga Lushnja dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021.
Klea Gjata banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim i krimit".
Lini një Përgjigje