TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2024, 12:12

U kap me 116 mijë euro të padeklaruara në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës; zbardhet emri

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 116 mijë euro të padeklaruara në makinë, arrestohet

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi në automjetin që drejtonte iu gjetën 116 685 euro të  padeklaruara.

Dyshohet se Denis Trebeshina i ka përfituar paratë në mënyrë të jashtëligjshme.

"Si rezultat i kontrolleve, gjenden në një automjet dhe sekuestrohen 116 685 euro të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.

Në vijim të kontrolleve të kryera në zbatim të planit operacional "Sundimi i ligjit", me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas posedonte një shumë të madhe parash, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në automjetin e tij.

Në lagjen nr. 17, Durrës, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin D. T., shërbimet e Policisë gjetën 116 685 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua shtetasi D. T., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Durrës", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje