TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Mars 2024, 14:03

I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet 51-vjeçari në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet 51-vjeçari

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ishte i shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 vite e 8 muaj burg për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Sipas policisë, i arrestuari është Uliks Pajenga, 51 vjeç, banues në Elbasan.

"I dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, lokalizohet, kapet dhe ndalohet 51-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

Uliks Pajenga, 51 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje