
Një 39-vjeçar ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës.
Sipas policisë, 39-vjeçari është identifikuar si Afrim Shaqiri. Ai është dërguar pa shenja jete nga IEVP Fushë Krujë në qendrën shëndetësore të këtij qyteti.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. Viktima trajtohej me metadon, pasi ka qenë përdorues narkotikësh.
Sakaq, pritet ekspertiza për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Lini një Përgjigje