Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një vajzë 7-vjeçare shqiptare humbi jetën tragjikisht të mërkurën e 17 korrikut.
E mitura kishte shkuar me shokët dhe shoqet në liqenin e bioparkut AcquaViva në Caraglio, pak kilometra larg Cuneos aty ku gjeti dhe vdekjen. Anisa Murati u gjet dy metra thellë në pellgun e madh artificial vetëm pas ndërhyrjes së mjeteve të urgjencës, shkruan rainews.it.
7-vjeçarja shqiptare i ishte besuar shoqëruesve të qendrës verore të cilët kishin për detyrë monitorimin e fëmijëve. Ndaj edhe është hapur edhe një hetim për shoqëruesit mes tyre edhe një 18-vjeçar me akuzën 'vrasje nga pakujdesia'.
Babai i 7-vjeçares, duke folur për mediat ka kërkuar drejtësi dhe të zbardhet e gjithë e vërteta. Sipas tij vajza nuk dinte të notonte, për këtë ishin vënë në dijeni edhe mësuesit, prandaj i kishin dhënë me vete edhe krahë ndihmës.
"Ajo ishte jeta ime, pse ka vdekur në këtë mënyrë, unë kërkoj drejtësi deri në fund për këtë tragjedi", ka thënë babai i vajzës 7 vjeçe.
Vendi i ngjarjes është mbyllur për shkak të hetimeve gjyqësore dhe pritet të kryhet autopsia e vogëlushes.
Lini një Përgjigje