TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2024, 16:48

"Më jep 1000 euro ose..."/ Shantazhonin të burgosurit dhe familjet e tyre, zbulohet skema e të dënuarve shqiptarë në burgun e Kretës

Shkruar nga Pamfleti

"Më jep 1000 euro ose..."/ Shantazhonin të burgosurit dhe

Tre shqiptarë kishin krijuar bandën e tyre të zhvatësve brenda një burgu të Kretës, me informacione se aktiviteti i tyre vazhdonte prej rreth 2 muajsh.

Ky informacion është zbuluar nga organet e vuajtjes së dënimit dhe autoriteteve dhe menjëherë është urdhëruar një hetim në burg, i cili u krye ditën e djeshme në prani të Prokurorit.

Në kuadër të hetimeve paraprake dhe me përfundimin e hetimeve, u konstatua se tre shqiptarët detyronin të burgosurit e tjerë të toleronin veprimet e tyre, ndërkohë që u siguronin mallra dhe para.

Në fakt, siç rezultoi nga hetimet paraprake, ata kërkuan shuma parash deri në 1000 euro nga tre kolegë të burgosur, duke i shantazhuar ata ose familjet e tyre. 

shantazh te burgosur krete shqiptare

Lini një Përgjigje