TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Korrik 2024, 18:22

U dhunua pak ditë më parë në Tiranë, ndërron jetë në spital 42-vjeçari Rigels Kaso

Shkruar nga Pamfleti

U dhunua pak ditë më parë në Tiranë, ndërron

Ka ndërruar jetë në spital 42-vjeçari Rigels Kaso, i cili u dhunua disa ditë më parë në Tiranë nga Bajram Gjeleshi.

42-vjeçari Rigels Kaso, i cili u dhunua disa ditë më parë në Tiranë nga Bajram Gjeleshi, ka ndërruar jetë në spital teksa ndodhej në intubim.

42-vjeçari qëndroi disa ditë në gjendje kritike për jetën, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra.

Sipas policisë, ai ishte dhunuar me grushte nga 34-vjeçari dhe i ka rënë koka në bordurë nga ku ka marrë dëmtime.

Kujtojmë se 42-vjeçari, Rigels Kaso u gjet nga qytetarët pa ndjenja në rrugën ‘Sokrat Miho’, të cilët njoftuan menjëherë policinë rreth orës 06:35.

Pas kësaj 42-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku sipas raportimeve gjendja shëndetësore e tij ka qenë e rënduar dhe ishte futur në intubim.

Dyshohet se motivi i konfliktit mes Kasos dhe Gjeleshit ishin disa mesazhe që ai i kishte dërguar bashkëjetueses së 34-vjeçarit në rrjetet sociale.

Pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi nga profili i bashkëjetueses e ka ftuar 42-vjeçarin për tu takuar pranë pallatit ku jetonte në rrugën në rrugën “Sokrat Miho”.

Duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale ai shkoi në adresën e dhënë ku u përball me bashkëjetuesin e saj i cili e dhunoi me grushte.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës më 15 korrik dhe ai u gjet nga kalimtarët në mëngjes të cilët njoftuan ambulancën.

Nga verifikimet e kryera rezulton se ai ka qëndruar në Tiranë 3 ditë para se të ndodhte ngjarja. Ndërkohë autori është shpallur në kërkim.

"Në vijim të njoftimit paraprak të dhënë ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. Gj., 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.

Shtetasi B. Gj., ditën e djeshme, më datë 15.07.2024, në rrugën “Sokrat Miho”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal", thuhej në njoftimin e policisë.

 

tirane dhune spital 42-vjeçari

Lini një Përgjigje