TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2024, 15:45

Morën peng dhe kërcënuan 44-vjeçarin, arrestohen 2 vëllezër në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Morën peng dhe kërcënuan 44-vjeçarin, arrestohen 2

Vëllezerit Aleksandër dhe Lulash Gecaj u arrestuan në Durrës pasi morën peng një 44-vjeçar në makinë nga lagjja 13 deri në zonën e Kënetës.

Nuk dihet saktësisht shkaku, por paraprakisht thuhet se ai i kishte ofenduar. Blutë sekuestruan makinën dhe 3 celularë.

"Durrës/ Morën në makinë pa dëshirën e tij  një 44-vjeçar dhe e kërcënuan për motive të dobëta, Policia kapi dhe vuri në pranga dy vëllezërit. Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh,  pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, se ishte marrë pa dëshirën e tij në makinë nga dy vëllezër të cilët e  kishin çuar në zonën e Kënetës dhe e kishin  kërcënuar për motive të dobta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Palzh, Durrës dy vëllezërit e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. G., 25 vjeç, dhe  L. G,. 29 vjeç,(vëllezër), banues  në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim", njofton policia.

peng kercenim durres dy vellezer

Lini një Përgjigje