TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2025, 11:29

Misteri i vrasjes së palestinezes në Tiranë, zbardhen detaje të reja; në hetime edhe Interpoli 

Shkruar nga Pamfleti

Misteri i vrasjes së palestinezes në Tiranë, zbardhen detaje

Grupi hetimor i vrajses së palestinezes Rayyan Alwan ka konfirmuar zyrtarisht se autori i dyshuar i vrasjes së saj, Fadi Alëan, është babai i saj biologjik, duke rrëzuar dyshimet paraprake se ishin çift partnerësh.

Zyrtarizimi ka ardhur pas një komunikimi që autoritetet tona kanë pasur me Interpol, me të cilët po pritet një kthim-përgjigje të plotë për gjetjen e familjarëve dhe të dhënave të tjera që do i shërbejnë hetimit.

Babai i 24-vjeçares, Fadi Alëan, mësohet se është larguar në drejtim të Libanit dhe përmes Interpol po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Autoritetet shqiptare akoma nuk kanë një shkak të qartë mbi arsyet që çuan 49-vjeçarin të thurur planin për vrasjen e së bijës dhe për këtë kërkohet me patjetër lidhja me familjarët që të merren në pyetje.

Nga vëzhgimet që policia ka kryer përmes kamerave të aeroportit të Rinasit, rezulton se gjatë gjithë kohës vajza 24-vjeçare nuk ka folur me asnjë njeri, por vetëm i ati i saj, Fadi Alwan. Ekspertiza e vdekjes akoma nuk ka dalë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

vrasja e palestinezes ne tirane

Lini një Përgjigje