TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2025, 10:21

Detaje nga operacioni anti-drogë në Sarandë e Delvinë, shoqërohen në polici 12 persona; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga operacioni anti-drogë në Sarandë e Delvinë,

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin anti-drogë të zhvilluar në Sarandë.

Hetimet kanë nisur nga SPAK, por çështja për moskompetencë është kaluar më pas në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Operacioni është shtrirë në qytetet e Sarandës dhe të Delvinës. Mësohet se janë shoqëruar 3 persona në Sarandë, si dhe 9 persona në Delvinë.

Në Sarandë janë ndaluar Bledar Haderi, i njohur për precedentë penalë, me masë sigurimi “Arrest në burg”, Gelbert Koshi, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, dhe Dhurim Logli, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në polici gjyqësore”.

Ndërsa, dy prej të ndaluarve në Delvinë janë: Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penalë, dhe Orges Kalo.

 

Lini një Përgjigje