TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2025, 20:41

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Manëz të Durrësit. Sipas burimeve, një këmbësor është përplasur nga një automjet tip Opel Corsa.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.

"Në segmentin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut, një automjet me drejtues shtetasin M. H, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. A, rreth 65 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit", tha ai.

Lini një Përgjigje