TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2025, 09:53

SPAK dhe policia aksion anti-drogë në Sarandë, arrestohen 3 persona

Shkruar nga Pamfleti

SPAK dhe policia aksion anti-drogë në Sarandë, arrestohen 3

SPAK dhe policia kanë zhvilluar një aksion antidrogë në Sarandë për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë.

Prej orëve të para të mëngjesit, forcat policore kanë kryer kontrolle në disa banesa dhe kanë shoqëruar disa persona.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se deri tani janë arrestuar tre persona, ndërsa kërkimet vijojnë për të tjerët. Në total janë 10 masa sigurie.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Ndërkohë, mësohet se procedimi ndaj këtij grupi kriminal ka nisur në vitin 2020 nga SPAK.

Lini një Përgjigje