TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2025, 10:19

Lëvizte me armë zjarri në makinë, kapet 20-vjeçari; e pëson edhe pasagjeri 

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizte me armë zjarri në makinë, kapet 20-vjeçari; e

Një 20-vjeçar i cili lëvizte me armë zjarri, ka rënë në prangat e policisë. I riu u kap teksa po drejtonte automjetin e tij në aksin Fushë Krujë-Vorë. 

Policia bën me dije se ka nisur procedimin penal edhe për pasagjerin, i cili kishte dijeni përe armën. 

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Street”.

Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Procedohet penalisht pasagjeri, për moskallëzim të krimit.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës intensive të Policisë, me objektiv goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë finalizuan operacionin policor të koduar “Street”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi O. X., 20 vjeç, të dy banues në Laç.

Në aksin rrugor “Fushë Krujë-Vorë”, i është bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Benz” që drejtonte 20-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi O. X.. Gjatë kontrollit në automjet, nën sediljen e 20-vjeçarit, është gjetur 1 armë zjarri pistoletë. Shtetasi O. X. dyshohet se kishte dijeni për amën dhe nuk ka kallëzuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje