TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2025, 17:19

“Kush gjyqtar apo prokuror është korruptuar me 1 mijë euro?”, GJKKO lë në arrest shtëpi avokatin Bardh Koçi

Shkruar nga Pamfleti

“Kush gjyqtar apo prokuror është korruptuar me 1 mijë

GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest në shtëpi për avokatin Bardhi Koçi që akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë, Koçi mësohet të jetë shprehur se kontrolli i banesës së tij, ku nuk u gjet asnjë send kompromentues, është i paligjshëm, pasi ishte pa vendim gjykate.

“Duhet të provoni faktin se cili gjyqtar apo prokuror mund të jetë korruptuar me 1000 euro. Kush korruptohet me kaq para?”, mësohet të ketë deklaruar avokati në seancën gjyqësore.

Sipas SPAK, avokati referuar edhe bisedave telefonike midis tij dhe shtetases Pranvera Meshi është evidentuar si personi që ka kërkuar para për të ndikuar në vendimmarrjet e funksionarëve te drejtësisë lidhur me çështjen në ngarkim të të hetuarës Pranvera Meshi.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se ai ka kërkuar dhe marrë një shumë paraprake prej 1000 euro me qëllim ndikimin në vendimmarrjen e organeve të drejtësisë dhe konkretisht tek gjyqtari i çështjes. Pas zhvillimit të seances gjyqësore, i hetuari Bardhi Koçi ka komunikuar me të hetuarën Pranvera Meshi dhe ka kërkuar shumën e parave, të cilat më pas janë derguar prej saj me Wester Union.

Por të dhënat e përftuara nga përgjimet telefonike, ambientale apo vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, nuk provohet që ai të ketë komunikuar me funksionarët e drejtësisë para zhvillimit të seancës apo të bisedojë lidhur me komunikime të mundshme që ka patur me funksionarë të drejtësisë.

Lini një Përgjigje