Vijon të mbetet mister vrasja e një vajze me origjinë palistineze në Tiranë, për të cilën në fillim u tha se ishte Rayyan Alëan, e cila kishte ardhur e shoqëruar nga një tjetër person dhe kishin marrë me qira ditore një banesë në kryeqytet.
Por nga hetimet ka rezultuar se qoftë viktima, ashtu edhe shoqëruesi i saj, për të cilin ka dyshime se është babai i 24-vjeçares, i identifikuar me emrin Fati, mund të kenë përdorur identitete të rreme në kartat false që kanë përdorur për të hyrë në territorin shqiptar.
Viktima u gjet e goditur me thikë në banesën që kishin marrë me qira ditore, ndërsa disa orë pas krimit policia njoftonte se kishte identifikuar autorin e dyshuar dhe e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi kishte dyshime se ishte larguar nga Shqipëria.
Më datë 19 shkurt kur Fati dhe Rayyan Alwan hynë në vendin tonë si turistë, në Rinas u prezantuan me dokumente greke. Por hetuesit kanë ngritur tashmë hije dyshimi se pikërisht këto dokumente mund të jenë të falsifikuara dhe identitetet e tyre nuk janë të saktë, raporton A2Cnn.
Për këtë dyshim, si dhe për të faktuar nëse i dyshuari si autor krimi është bashkëshorti apo babai i saj, pala shqiptare u ka kërkuar informacion homologëve në Gjermani, vend ku jetonin dy palestinezët, përgjigje e cila nuk ka ardhur ende. E nëse pala gjermane fakton dyshimet se 49-vjeçari i shpallur tashmë në kërkim ndërkombëtar është babai i vajzës 24-vjeçaret, ndryshon tërësisht rrjedhën e hetimit si dhe motivet e krimit.
E reja u gjet e pajetë në banesën që kishin marrë me qira në Tiranë më datë 27 shkurt. Por krimi makabër dyshohet të ketë ndodhur nga data 19 që kanë hyrë në Shqipëri deri më datë 22 shkurt, kur 49-vjeçari është larguar i vetëm nga aeroporti Rinasit. Fillimisht ai udhëtoi drejt Greqisë e më pas në Holandë. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e policive europiane për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Lini një Përgjigje