
Një person me rrezikshmëri të lartë është arrestuar sot në Lezhë.
Në prangat e policisë ka rënë Jetmir Llanaj.
Llanaj dyshohet se vendoste gjoba ndaj bizneseve. Jetmir Llanaj ka qenë në burg për vrasje, pasi mori hak për vrasjen e djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llanaj.
Jetmir Llanaj u dënua me 25 vite burgim nga shkalla e parë, por Apeli e uli, ndërsa mësohet se prej disa muajsh ka kryer dënimin dhe ndodhet në liri.

Ngjarja e 5 korrikut 2012
Përplasja e ndodhur më 5 qershor të këtij viti ndërmjet familjeve Shkreta dhe Llanaj, ku mbeti i vrarë Indrit Llani do të niste dhe hasmërinë ndërmjet dy fiseve.
Jetmir Llanaj humbi djalin e tij të vogël, Indritin, ndërsa i vëllai u plagos kur mesditën e 5 qershorit djaloshi së bashku me të vëllanë, kushërirën, nënën e tij dhe xhaxhanë po udhëtonin me makinë.
Vëllezërit Altin dhe Vladimir Shkreta akuzohen se i kanë dalë para makinës dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku. Pak ditë më vonë policia arrestoi autorët, ndërsa më 19 korrik plumbat i morën jetën Mark Shkretës, 71 vjeç babait të vëllezërve Altin dhe Vladimir.
Vrasja u shënua në rrugën Hoxha Tahsim në Tiranë dhe policia akuzoi Jetmir si autorin e dyshuar.
Jetmiri dhe vëllai i tij Muharrem Llani u dënuan me nga 25 vite burg.
Jetmiri ka qenë i dyshuar edhe për atentatin në fshatin Shpërdhet të Fushë Mamurrasit, ndaj Gentian dhe Emanuel Shkretës, djemve të 71-vjeçarit të ekzekutuar, Mark Shkreta. Ngjarja ndodhi në nëntor 2012, ndërsa humbi jetën Gentian Shkreta.
Lini një Përgjigje