TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2025, 14:11

Nën akuzë për ndikim të paligjshëm, si avokati Bardh Koçi mori 1 mijë euro me “Western Union”

Shkruar nga Pamfleti

Nën akuzë për ndikim të paligjshëm, si avokati Bardh

Zbardhet detaje të reja nga operacioni i SPAK, ku nën akuzë u vendos avokati Bardh Koçi.

Sipas SPAK-ut, Referuar edhe bisedave telefonike mes avokatit dhe shtetases Pranvera Meshi është evidentuar se ka kërkuar para për të ndikuar në vendimmarrjet e funksionarëve të drejtësisë lidhur me çështjen në ngarkim të të hetuarës Pranvera Meshi.

Në dosjen e SPAK, rezulton se Bardh Koçi ka kërkuar dhe marrë një shumë paraprake prej 1000 eurosh me qëllim ndikimin në vendimmarrje të organeve të drejtësisë dhe konkretisht te gjyqtari i çështjes.

Pas zhvillimit të seancës gjyqësore, i hetuari Bardhi Koçi ka komunikuar me të hetuarën Pranvera Meshin dhe ka kërkuar shumën e parave, të cilat më pas janë dërguar prej saj me “Western Union”.

Por të dhënat e përftuara nga përgjimet telefonike, ambientale apo vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, nuk provohet që ai të ketë komunikuar me funksionarët e drejtësisë para zhvillimit të seancës, apo të bisedojë lidhur me komunikime të mundshme që ka pasur me funksionarë.

Por Bardhi Koçi, thotë SPAK-u, paratë i ka kërkuar megjithëse ushtrimi i ndikimit tek funksionarët nuk rezulton të jetë kryer, duke konsumuar kështu elemente të veprës penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.

Në orën 14:30 Bardh Koçi do të njihet me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai kërkon një masë më të butë duke marrë parasysh rrethanat shëndetësore të gruas së tij./Ora News

Lini një Përgjigje