TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2025, 16:48

Merrte pagesë papunësie, por shpërndante kokainë; ja si u zbulua shqiptari në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Merrte pagesë papunësie, por shpërndante kokainë; ja si u

Një shqiptar, i cili trajtohej me pagesë papunësie, pasi kishte humbur vendin e punës, është arrestuar nga policia italiane, si shpërndarës kokaine.

I riu, 35-vjeçar ishte bërë pjesë e korrierëve në zonën Colombo të Romës. Droga porositej përmes platformave të rrjeteve sociale dhe mesazheve, e më pas dërgohej në shtëpi nëpërmjet korrierit. Policia ha se aktiviteti kryhej kryesisht nëpërmjet internetit.

Agjentëve u është dashur të survejojnë komunikimet në internet, telefona dhe madje ndjekje në terren, për të arritur tek shqiptari, i cili kishte në patronazh kryesisht lagjen e Garbatella dhe rrethinat e saj.

Oficerët ndoqën makinën e shqiptarit, i cili e parkoi pranë një supermarketi. Pak më tej e priste porositësi i mallit, po me makinë. Gjithashtu ata panë edhe momentin kur zarfi i drogës u shkëmbye me një tufë parash.

Në atë moment hetuesit nisën aksionin, duke prangosur të dyshuarit. Shqiptari sapo pa oficerët, nxitoi të fshihte zarfin e tij nën xhaketë. Në total 100 doza kokaine dhe kraku (crack), gati për t'u shpërndarë për klientët nëpërmjet internetit.

Personi tjetër u justifikua se paratë ishin për të paguar një kredi. Kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë i kryer nga policia, zbuloi peshore precize dhe materialit të paketimi, e mes tyre 600 gramë lëndë narkotike të tjera, gati për shpërndarje. Gjithashtu në një fletore ku mbaheshin edhe shënimet për detajet apo operacionet e biznesit ilegal. Kërkimet e hollësishme zbuluan edhe 40 mijë euro cash, të paketuara mirë, informon media italiane.

Shitësi i shumicës së bashku me korrierin e tij të kapur në flagrancë të shkëmbimit u arrestua për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike. Pasi ka vërtetuar veprimet e Policisë së Shtetit, gjyqtari ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për 35-vjeçarin shqiptar.

Lini një Përgjigje