
Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku si pasojë e shembjes së skelës gjatë punimeve është plagosur rëndë një 38-vjeçar.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në bulevardin “Dyrrah” në Durrës, ku një skelë u shemb gjatë rikonstruksionit të një godine dhe duke lënë të plagosur një punëtor.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri, rreth 38 vjeç, ka pësuar dëmtime të rënda në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje ka shkuar policia, që po heton për të zbardhur shkaqet e shembjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë. Ndërkohë është shoqëruar në polici pronari i objektit.
Lini një Përgjigje