TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Mars 2025, 11:16

"Do t’jua ha hallvën të gjithëve"/ Tensione në GJKKO, Nuredin Dumani përplaset ashpër me Enver Divën

Shkruar nga Pamfleti

"Do t’jua ha hallvën të gjithëve"/ Tensione

"Nuk vdes unë pa iu ngrenë hallvën të gjithëve, nuk ma ju hani mua"...

Seanca gjyqësorë në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë” është shoqëruar me replika mes të dënuarve dhe bashkëpunëtorit të Drejtësisë, Nuredin Dumani.

Gjatë seancës, pyetjet e avokatit Ilia Ilia, i cili përfaqëson Agron Qolin janë konsideruar si analiza nga ana e prokurorëve.

Ndërkohë që debati ka nisur pasi dikush nga të pandehurit ka provokuar Nuredin Dumanin.

Por ky i fundit gjatë seancës është dëgjuar t’i kthehet me tone të ashpra.

“Do jua ha unë hallvën të gjithëve”, mësohet të jetë shprehur Nuredin Dumani, ndërkohë që ka vijuar: “nuk mund të ma hani hallvën ju mua”.

Nga ana tjetër i dënuarit tjetër, Enver Diva është shprehur me tone të ashpra ndaj Nuredin Dumanit: “Do ta shohim kush do ja haj hallvën njëri-tjetrit, pse rren”.

Debati në sallë:

Avokati Ilia Ilia: Në çrrethana jeni njohur me Agron Qolin?

Dumani:  E kam pasur komshi. Kemi qenë edhe miq. E njoh nga 2001-2003. Agroni në 2012 u largua në Durrës.

Kemi pasur marrëdhënie shumë të mira dhe hyrje-dalje familjare. Për një farë kohë unë kam punuar me Agronin në një pallat ku ai iahte teknik ndërtimi.

Av: Me kë punonte aty?

Dumani: Investitor ishte Enea Prifti. Unë kam punuar disa muaj aty.

Avokati: Cilat ishin marrëdhëniet mes Agron e Petrit Qolit?

Dumani: Ishin kushërinj. Petrit Qoli ishte ndërtues pallatesh, ndërsa Agroni teknik. Nuk di të kenë punuar bashkë.

Avokati: A shoqërohej Agroni me Festim Qolin?

Dumani: Po patjetër, çdo natë tek lokali i Festimit ishin.

Avokati: Kur je shoqëruar me Besnik Qolin, a ke diskutuar për marrëdhënien e tij me Agron Qolin.

Dumani: Ai fliste me respekt për të. E konsideronte njeri serioz.

Avokati Ilia: A ka pasur njohje Agron Qoli me Festim Qolajn?

Dumani: Nuk e di.

Avokati: Nga njihej Agron Qoli dhe Enea Prifti.

Dumani: Lidhja e tyre ishte Festim Qoli.

…..

Dumani: Nuk vdes unë. Pa ju ngrenë hallvën të gjithëve nuk ma hani mua.

I pandehuri Enver Diva nga kafazi: Do e shohim ne se kush ja ha hallvën njëri tjetrit.

Lini një Përgjigje