
Dy adoleshentë në Krujë janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë në drejtim të një 27-vjeçari.
Ka qenë vetë 27-vjeçari, i cili kallëzoi në Policinë e Krujës se dy adoshententët, 17 dhe 18 vjeç qëlluan me armë zjarri në drejtim të tij pas një sherri. Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga kjo ngjarje.
Grupi hetimor po punon për të verifikuar dhe zbardhur këtë ngjarje, si dhe pretendimin e 27-vjeçarit që bëri kallëzim.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim 2 shtetas të moshave 17 vjeç dhe 18 vjeç, pasi ka kallëzuar një 27-vjeçar, se për motive të dobëta, kanë qëlluar në drejtim të tij, me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime. Punohet për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për verifikimin e kallëzimit dhe rrethanave të tjera të rastit", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje