
“Nuk pashë asgjë. Më ishin errur sytë dhe kisha djallin në tru”, mësohet të ketë thënë në rrëfimin e tij Taulant Malaj, 45-vjeçari që vrau vajzën e tij 16-vjeçare, një italian i cili besonte se ishte dashnori i gruas së tij dhe plagosi këtë të fundit.
Në momentin e arrestimit, karabinierët thanë se ai ishte ende me rrobat e krimit, të lyera me gjak dhe kishte lënë thikën e kuzhinës brenda makinës. Në gjendje konfuze, pyeste për të bijën: “Si është Xhesika, a është mirë?”
Ndërkohë, djali 5-vjeçar i kishte shpëtuar duarve të babait të nevrikosur pasi ishte fshehur prapa divanit dhe në momentin e mbërritjes së karabinierëve, ai u la nën përkujdesjen e të afërmëve të tij.
Si ndodhi masakra?
45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.
Lini një Përgjigje