TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Maj 2023, 14:27

Tragjedia brenda familjes shqiptare në Itali, 5-vjeçari shpëtoi duke u fshehur pas divanit; dëgjoi britmat e nënës dhe motrës

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia brenda familjes shqiptare në Itali, 5-vjeçari shpëtoi

Detaje të reja janë zbardhur rreth krimit brenda një familje shqiptare në Itali. I mituri 5-vjeçar u fsheh pas divanit në dhomën e ndenjes, ndërsa babai i tij goditi për vdekje motrën e tij Xhesikën, e cila ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj. Kështu djali arriti t'i shpëtonte masakrës. Babai Taulant Malaj, një bukëpjekës 45-vjeçar shqiptar vrau Massimo De Santis, i cili besonte se ishte i dashuri i gruas së tij.

Kur karabinierët hynë në shtëpi, e gjetën fëmijën ende të fshehur, të dridhur dhe të tmerruar. Ata e qetësuan dhe më pas ia besuan xhaxhallarëve të tij. Ushtarakët shprehen të bindur se në momentin e arrestimit babai ishte në kërkim të djalit të tij, detaj që del edhe nga videoja e tmerrshme që vrasësi ka xhiruar pas vrasjes së dyfishtë.

Si ndodhi masakra?

45-vjeçari me profesion bukëpjekës dyshonte se bashkëshortja e tradhëtonte me një italian të identifikuar si Massimo De Santis, 51 vjeç. Për këtë arsye, dyshja ishin konfliktuar shumë herë, por sherri kulmoi një natë më parë kur shqiptari i zuri pritë në shkallë italianit. Ai e qëlloi 51-vjeçarin me një thikë kuzhine dhe e la të mbuluar në gjak në shkallë ku dhe ndërroi jetë. Më pas, me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht. Ai qëlloi gruan me thikë e më pas nisi të qëllonte të bijën, vetëm 16 vjeçe, për të cilën gjithashtu thotë se është ngacmuar nga italiani. Adoleshentja ndërroi jetë në vend, ndërsa gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. I vetmi që shpëtoi ishte djali 5-vjeçar. Taulant Malaj i filmoi të tre dhe videon me trupat e tyre të mbuluar në gjak ua dërgoi të afërmve. Në sfond dëgjohet të shante të shoqen dhe të thoshte se do të vijonte t’i masakronte me thikë, pasi policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.

tragjedia brenda familjes shqiptare në itali

Lini një Përgjigje