TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Maj 2023, 12:06

Aksident në Shkodër, makina përplas këmbësoren në vijat e bardha

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Shkodër, makina përplas këmbësoren në

Një këmbësore është përplasur nga një makinë në vijat e bardha. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës në sheshin “Demokracia” rreth orës 09:50.

Një automjet i drejtuar nga 65-vjeçari A.R. përplasi këmbësoren me iniciale N.GJ. 55 vjeçe. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

65-vjeçari është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.  

Lini një Përgjigje