Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga në portin e Vlorës për vrasje me dashje. Edmond Panaori banues në Fier po tentonte të hynte në Shqipëri, kur u kap nga policia.
Panaori kishte therur me thikë për vdekje një person në vitin 1996.
"45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 15.12.2021 ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 19.11.2012, të kësaj gjykate, vendim ky i rikthyer në fuqi në vitin 2021, nga Gjykata e Lartë, e cila e ka dënuar ketë shtetas me 10 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 3 vjet e 4 muaj. Në vitin 1996, në fshatin Mbers, Fier, shtetasi Edmond Panaori ka vrarë me armë të ftohtë (thikë), shtetasin G. S. 45-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme procedurale."-thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje