TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2023, 19:10

“E fala gruan njëherë, tani i thera dhe do vazhdoj ta bëj”/ Pas krimit makabër, 45-vjeçari shqiptar në Itali xhiroi video me viktimat

Shkruar nga Pamfleti
“E fala gruan njëherë, tani i thera dhe do vazhdoj ta
Taulant Malaj me gruan dhe vajzën

Zbardhen të tjera nga ngjarja e rëndë në Itali, ku një 45-vjeçar shqiptar vrau vajzën e tij dhe një italian, gjatë tentativës për të vrarë bashkëshorten për të cilën dyshonte se e tradhtonte.

“E fala gruan njëherë, tani i thera dhe do vazhdoj ta bëj”, këto kanë qenë fjalët e shkëputura nga një video e xhiruar nga Taulant Malaj. Ai dyshonte se gruaja, kishte një lidhje intime me italianin, Massimo De Santis, 51 vjeç.

Unë jam Taulant Malaj nga Selenica e Vlorës. E shikoni këtë këtu, ky është italiani. Gruaja ime shkonte me të gjithë ditën, kur unë punoja. Ja fala njëherë, ky është i dyti. E shikoni, e kam therur vetë. Vetë e kam therur. I vrava që të tre, edhe çupën sepse ngacmonte edhe çupën. Shikoni i kam therur dhe do t’i ther akoma, s’ka ardhur asnjë polici”, dëgjohet teksa thotë Malaj.

“E fala gruan njëherë, tani i thera dhe do vazhdoj ta
Italiani i vrarë

Në momentin që Taulant Malaj mori thikën, e bija i doli përpara për ta ndaluar, por mllefi dhe inati nuk e ndaloi Taulantin. Ai vrau pa mëshirë të bijën vetëm 16 vjeç, plagosi gruan dhe vrau edhe atë qe dyshonte se ishte dashnori i gruas së tij. Pasi kreu aktin, Taulanti xhiroi një video ekzaktësisht 62 sekonda ku dukeshin trupat e dy viktimave, Jessica Malajt, dhe Massimo De Santis.

Imazhet i morën karabinierët, por videoja u bë virale edhe pse kryebashkiaku bëri apel që të mos shpërndaheshin.

45-vjeçari, Taulant Malaj është shqiptar me origjinë nga Selenica e Vlorës ai punonte si bukëpjekës në Itali.

 

vrasja itali

Lini një Përgjigje