Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Itali, ku një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Torremaggiore, në provincën e Foggia. Mësohet se vrasësi është shtetasi shqiptar Taulant Malaj, 45 vjeç , i cili tashmë është arrestuar. Viktimat janë vajza e tij, Gessica, dhe një tregtar italian 51-vjeçar, Massimo De Santis, pronar i "Jolly", dy lokaleve të njohura në Torremaggiore. Gruaja e atentatorit, Tefta Malaj, 39 vjeç, ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spitalin e Foggia. Gjendja e saj është e rëndë. Ndërkohë mediat italiane kanë publikuar dhe foton e autorit bashkë me vajzën dhe gruan.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët, të cilët po përpiqen të zbardhin motivin. Pista më besueshme është ajo e xhelozisë. Vrasësi, i cili punon si bukëpjekës në Torremaggiore, dyshohet se u këmbye me vrau 51-vjeçarin në shkallët e pallatit. Ai kishte dyshime se italiani kishte raporte seksuale me gruan e tij dhe e ka qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur.
Menjëherë pas kësaj ai dyshohet se ka hyrë në shtëpi me qëllim që të vriste gruan e tij, por vajza 16-vjeçarja ka ndërhyrë për të mbrojtur nënën e saj dhe ka mbetur e vrarë. Gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë policinë.
Kur policia mbërriti në vendngjarje, ata ndaluan 45-vjeçarin, i cili sipas hetuesve po endej në zonë në kërkim të djalit pesëvjeçar. Policia ka zbuluar se krimet janë kryer me një thikë kuzhine.
Lini një Përgjigje