TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Maj 2023, 11:55

Lëvizte me pistoletë në makinë, bie në pranga 30-vjeçari në Lushnje

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizte me pistoletë në makinë, bie në pranga

Një 30 vjeçar nga Lushnja është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Sipas informacioneve mësohet se bëhet fjalë për Marteos Pasho.

Bëhet me dije se  gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 30-vjeçarit, policia ka gjetur në një çantë[ që ai mbante me vete 1 pistoletë, 1 thikë dhe municion luftarak. Gjithashtu Pasho nuk është një emër i panjohur për uniformat blu, pasi 30-vjeçari është i dënuar më parë për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën informative, për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme. Si rezultat i kontrolleve gjenden dhe sekuestrohen 1 pistoletë, 1 thikë dhe municion luftarak.  

Vihet në pranga 30-vjeçari me precedent të mëparshëm penal për vrasje. 30-vjeçari u kap në flagrancë gjatë kontrolleve të Policisë, i cili qarkullonte me sende të kundërligjshme, në automjet.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” në të cilin udhëtonte shtetasi M. P. Gjatë kontrollit në çantën e krahut të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 pistoletë, 1 krehër me 7 fishekë dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Patos, i dënuar më parë për vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

lushnje armatosur pranga

Lini një Përgjigje