
Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në ishullin Paksos në Greqi, ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht në pishinën e një vile.
Vogëlushja, vajzë e vetme e një familjeje shqiptare që prej vitesh jeton dhe punon në ishull, kishte dalë për të luajtur në kopshtin e shtëpisë së saj rreth orës 15:00.
Në një moment ajo i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u zhduk. Vetëm pak më vonë, rreth 150 metra larg shtëpisë së familjes, vajza u gjet në pishinën e një vile nga kuzhinieri i saj, i cili kishte mbërritur për të filluar punën.
Nëna, babai dhe gjyshi i 4-vjeçares shqiptare kërkuan dhe morën një afat për të dëshmuar para gjykatës. Prokurori ngriti padi penale kundër tre të afërmve të vajzës për ekspozimin e të miturës në rrezik, pasi nëna, babai dhe gjyshi ishin në shtëpi dhe po flinin kur 4-vjeçarja u zhduk.
Të afërmit e 4-vjeçares deklaruan se ajo po luante në korridorin e shtëpisë dhe se zhdukja e saj ishte diçka e papritur, ndodhi brenda pak minutash.
Të afërmit, sapo kuptuan zhdukjen e vajzës, njoftuan policinë dhe filluan kërkimin e saj me fqinjët dhe oficerët e policisë, por pa sukses.
4-vjeçarja u gjet e pajetë pak kohë më vonë në pishinën e një vile disa metra larg shtëpisë. Mjekët e Qendrës shëndetësorë të Paksosit bënë përpjekje për ta sjellë në jetë të miturën por nuk ja dolën.
Lini një Përgjigje