TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Gusht 2025, 12:25

Sherr mes pushueseve në Sarandë, e reja nga Tirana përleshet me grushte me 34-vjeçaren 

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes pushueseve në Sarandë, e reja nga Tirana përleshet me

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dy vajzave në qytetin bregdetar të Sarandës.

Policia e Sarandës ka marrë nën hetim dy gra  njëra prej të cilave ishte pushuese nga Tirana dhe tjetra banore vendase, të cilat janë përleshur me grushte mes tyre.

Shkaqet e sherrit mbeten ende të paqarta, teksa burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për motive të dobëta dhe të dyshuarat janë 24 dhe 35 vjeçe. 

“U referuan materialet për E. M., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe B. H., 35 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi më datë 22 gusht, në lagjen nr. 4, për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte njëra-tjetrën”, bëri me dije policia vendore.

Pas hetimeve paraprake dhe marrjes në pyetje të dy grave, dosja i kaloi për hetime të mëtejshme prokurorisë vendore", njofton policia. 

Lini një Përgjigje