TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Gusht 2025, 11:54

Kamerieri vjedh xhiron e lokalit beach bar, menaxheri e denoncon; shpallet në kërkim 20-vjeçari në Himarë

Shkruar nga Pamfleti
Kamerieri vjedh xhiron e lokalit beach bar, menaxheri e denoncon; shpallet
Foto Ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme një një bar në plazhin e Himarës. 

Policia informon se kamerieri i lokalit ka vjedhur xhiron ditore dhe është larguar, ndërsa ka qenë menaxheri ai qe e ka denoncuar. 

Nuk dihet ende shkaqet e kësaj vjedhjeje, nëse punonjësi ka pasur pretendime ndaj menaxherit, ndërsa policia vijon hetimet. 

Policia ka shpallur në kërkim të riun 20-vjeçar për akuzën e vjedhjes dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë shpallën në kërkim H. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Qerret, Lushnjë, pasi më datë 22 gusht ka paraqitur kallëzim shtetasi O. T., 35 vjeç, me profesion menaxher, se i ka vjedhur një shumë monetare të xhiros ditore në beach barin ku punonte”, thanë burime zyrtare.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e kësja vjedhjeve, nëse nga punonjësi ka pasur pretendime kundrejt menaxherit dhe lokalit apo ka rrethana dhe dinamikë tjetër, për të cilën ende po hetohet", njofton policia.

vjedhje

Lini një Përgjigje