
Grupi hetimor në qytetin e Shkodrës ka arritur të administrojë të dhëna nga automjeti që atentatorët përdorën në masakrën e Shkodrës, e cila ndodhi pesë ditë më parë në zonën e Dobraçit dhe rezultoi me katër viktima.
Kjo makinë e vitit 2015 rezulton e vjedhur në qytetin e Durrësit më 17 prill 2024 në lagjen 12.
Sipas këqyrjes së kamerave të sigurisë, punonjësit e policisë kanë konstatuar se për gati 30 sekonda mjeti është grabitur.
Vetë pronari i mjetit e ka denoncuar rastin në polici në momentin që nuk ka konstatuar prezencën e makinës së tij.
Burime bëjnë me dije se identifikimi i tij pas djegies në lagjen Grudë, ka ardhur nga disa elementë të veçantë që makina “Range Rover”.
Kohëve të fundit në vend janë rritur denoncimet që makina të këtij lloji janë vjedhur dhe ku besohet se autorët gjatë vjedhjeve përdorin metoda të veçanta në hapjen e tyre.
Lini një Përgjigje