TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Nëntor 2024, 11:55

Masakra me 3 viktima në Shkodër, shpallen në kërkim dy anëtarë të grupit të Bajrave

Shkruar nga Pamfleti

Masakra me 3 viktima në Shkodër, shpallen në kërkim dy

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me masakrën në Shkodër ku humbën jetën tre persona ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur një i moshuar.

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona në lidhje me masakrën e Dobraçit ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa Flutura Basha ndërroi jetë pasi u përplas sëbashku me të shoqin nga mjeti S Class që po drejtohej nga viktimat.

Burime bëjnë me dije se në kërkim janë Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të dy të njohur si anëtar të grupit të Bajrave, familje me të cilin Licët prej vitesh kishin përplasje të ashpra duke prodhuar disa viktima.

Sakica dhe Troshani janë po ashtu në kërkim për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe 2 vëllezërve Andrea e Sandër Prendi.

Ndërkohë në qytetin verior ende ndodhet RENEA e cila po kreh zonën për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Policia gjithashtu po merret me kqyrjen e kamerave të sigurisë, jo vetëm më afërsi të zonës, por edhe në lagje të tjera të qytetit.

Si ndodhi atentati?

Atentati ndodhi më 30 tetor 2024 në rrugën 'Shkodër - Koplik' në zonën e Dobraçit. Hamza Lici dhe Arlind Bushati po udhëtonin me benz C-Class me targa franceze kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë. Lici i cili ndodhej në kahun e shoferit duket që ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motorin ku udhëtonte qytetarja Flutura Basha, 56 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha. Gruaja humbi jetën në vend ndërsa i plagosur rëndë vijon të jetë i shoqi.

Në makinën e viktimave, policia gjeti tre pistoleta, njëra e Bushatit, gëzhoja të së cilës u gjetën brenda, tjetra e Licit, pranë këmbëve dhe një e tretë në kroskot që dyshohet se i përket personit që u arratis. Ndërsa në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 automatikë, të njëjtët që u përdorën në atentat.

 

masake shkoder 3 viktima dy anetare bajri

Lini një Përgjigje