TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2024, 18:42

Kërcënoi mjeken me armë, AMP pezullon nga detyra punonjësin e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi mjeken me armë, AMP pezullon nga detyra punonjësin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra një polic kufiri në Gjirokastër. Mësohet se ai ka nxjerrë armën e shërbimit teksa ka bërë një vizitë mjekësore.

Denoncimi është  bërë nga mjekja e spitalit ku ka kryer vizitën punonjësi policor.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit Siri Kacaboni me detyrë trupë shërbimi në Sektorin e zbatimit të masave plotësuese për kontrollin e territorit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Caktimi i masës së sigurisë u bë i mundur pas kallëzimit të shtetases J.L., mjeke në spitalin “Omer Nishani” Gjirokastër, lidhur me ngjarjen e datës 25.10.2024, ku ky punonjës policie ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore”, njofton AMP.

Kërcënoi mjeken me armë, AMP pezullon nga detyra punonjësin

Lini një Përgjigje