TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2024, 17:17

Krimi në Shkodër, Dogjani: Policia dështoi, dëshmitarët e dinë kush e ka bërë vrasjen!

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në Shkodër, Dogjani: Policia dështoi, dëshmitarët

Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani ka folur rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë ku u vranë në një atentat Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Dogjani tha se problem më i madh në Shkodër është bashkëpunimi i policisë me krimin. Ai tha se në Shkodër të gjithë e dinë se kush e ka bërë krimin, por nuk guxojnë të tregojnë pasi u kërcënohet jeta.

Në rastin konkret policia ka dështuar totalisht në parandalimin e veprave penale. Në Shkodër ka territore që unë kam informacionet e mia që nuk kontrollohen as fizikisht nga policia.

Shkodra ka një veçori në krahasim me qarqet e tjera. Sa i përket zbulueshmërisë është shumë e lehtë në Shkodër, pasi shkodranët bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, por sot ka ndodhur diçka që për shkak të një kohe të gjatë që krimi godet dhe nuk zbulohen vepra penale, ka filluar të humbasë besimi i komunitetit te policia.

Nga ana operative e dinë të gjithë Shkodranët se kush e ka bërë, por nga ana e të provuarit ëhstë shumë e vështirë, se ka pasur raste kur janë vrarë dëshmitarë ndërkohë që kanë qenë duke shkuar për të dëshmuar”,-tha Dogjani për Euronews Albania. 

Lini një Përgjigje