
Policia e Shkodrës ende nuk ka një përgjigje për identitetin e atentatorëve të masakrës së pasdites së 30 Tetorit në zonën e Dobraçit. E po ashtu as për porositësin e atentatit.
Grupi hetimor ka hasur vështirësi në sigurimin e pamjeve të kamerave të sigurisë.
Edhe pse në zonë ka disa kamera sigurie si ato të rrugës dhe të bizneseve, disa prej tyre kanë rezultuar të koduara e disa të tjera nuk kanë server për ruajtje pamjesh.
Teksa një vit më parë policia përmes një operacioni mbarëkombëtar çmontoi të gjitha kamerat e vendosura në mënyrë të paligjshme nga grupet kriminale, duket se një gjë e tillë në Shkodër nuk ka funksionuar.
Lini një Përgjigje