TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2024, 11:29

Pjesëtar i një grupi kriminal, arrestohet 'i forti' i Elbasanit

Shkruar nga Pamfleti
Pjesëtar i një grupi kriminal, arrestohet 'i forti' i
Foto ilustruese

Një 60-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal për prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh është arrestuar në Elbasan.

Fadil Demaj, me masë sigurie arresti në shtëpi, kishte dalë nga banesa dhe kur është pikasur nga policia, ka refuzuar të ndalojë, duke vazhduar kështu lëvizjen.

Ai u pikas duke qarkulluar me automjet në lagjen “Shënkoll” dhe në momentin e ndalimit nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka vazhduar lëvizjen.

'Shërbimet iu vunë në ndjekje automjetit që drejtonte ai dhe si rezultat mundësuan kapjen dhe arrestimin e tij.

Për të, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13 maj të 2024 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.', njofton policia.

fadil demaj elbasan

Lini një Përgjigje