TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Nëntor 2024, 17:22

Vidhte para nga të moshuarit, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në Selanik; zbulohet skema që përdorte

Shkruar nga Pamfleti

Vidhte para nga të moshuarit, arrestohet 50-vjeçari shqiptar në

Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Selanik, pasi me anë të mashtrimit hynte në shtëpitë e njerëzve të moshuar dhe u grabiste para.

Nga hetimet e kryera, 50-vjeçari, gjatë periudhës gusht 2024 – tetor 2024, në zonën e Kalamariasë është afruar me persona të moshuar dhe duke u thënë që mund t’i ndihmonte me punime në shtëpi, ndërsa për të realizuar planin e tij, ai u kërkonte të hynte në shtëpi për t’u treguar si do bëhej puna.

Në shtëpitë e të moshuarve, duke përmendur nevojën për ndërhyrje, ka shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së tyre dhe ka vjedhur shuma parash apo portofol.

Me metodologjinë e mësipërme ka kryer katër raste vjedhjesh, duke i marrë shumën totale të parave prej 2020 euro.

 

Lini një Përgjigje