
Është arrestuar pas shumë përpjekjeve dhe kërkimesh të vazhdueshme, 39-vjeçari Gëzim Gashi i cili akuzohet për 67 vepra penale. Ndaj tij ishin lëshuar 5 flet-arreste por prej kohësh nuk ishte mundur të gjendje nga autoritet e Kosovë, ndërkohë që Gashi strehoje në kryeqytet.
Për 22 nga 67 veprat penale, 39-vjeçari është dënuar tashmë, disa janë për mbajtje të armëve, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar të tyre, vjedhje në pyll, sulm ndaj personit zyrtarë, falsifikimi i dokumenteve, mashtrim, vjedhje rëndë, kanosje e mospërfillje të gjykatës.
Ai dyshohet se ka kërcënuar edhe prokurorin Ersan Qavolli që po e heton rastin e tij. Me drejtësinë pati punë dy herë edhe vëllai i Gëzimit, për shkak që falsifikoi dokumente, e i cili u arrestua bashkë me të, në shtëpinë që nuk ishte e tyre.
Bashkë me të u arrestua edhe vëllai i Gëzimit, Faik Gashi për shkak që falsifikoi dokumente. Ata janë arrestuar në një aksion të madh të Njësisë Speciale më 30 tetor në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.
Lini një Përgjigje