TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2025, 11:20

Lulzim Visha dyshohet se u vra për hasmëri, policia ushtron kontroll në banesën e familjes Domi

Shkruar nga Pamfleti

Lulzim Visha dyshohet se u vra për hasmëri, policia ushtron kontroll

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e familjes Domi, me të cilët Lulzim Visha që u  gjet i vrarë në Kamëz, dyshohet se ka pasur hasmëri.

Visha u gjet i pajetë mëngjesin e ditës sotme në automjetin e tij të punës, teksa dyshohet se është vrarë me armë zjarri tip pistoletë.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë, teksa në makinë janë gjetur 12 gëzhoja. Banorët e zonës kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna, çka ngre dyshimin se autorët mund të kenë përdorur silenciator.

Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet, është ajo e hasmërisë.

Vëllai i viktimës, Besnik Visha, ka ekzekutuar 28 vjet më parë me armë zjarri Refik Domin, në afërsi të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

 

Lini një Përgjigje