
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë fshatit Darragjat të Shkodrës.
Dyshohet se 31-vjeçari me inicialet E. P, ka humbur kontrollin e makinës së tij dhe për pasojë është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. P., 45 vjeç.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi P. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje