TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Janar 2025, 09:53

Në kërkim për drogë, arrestohet 54-vjeçari; pritet ekstradimi në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim për drogë, arrestohet 54-vjeçari; pritet

Një 54-vjeçar është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë.

Sipas policisë, 54-vjeçari Agim Shtyllza është akuzuar nga autoritetet italiane dhe arrestuar në vendin tonë, teksa pritet ekstradimi drejt Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Prokurori Publik në Torino, në muajin janar 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

"I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 54-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, kanë kapur në fshatin Stom Golem, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Prokurori Publik në Torino, në muajin janar 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali", njofton policia.

Lini një Përgjigje