TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Janar 2025, 18:56

Aksidenti te Rruga e Elbasanit, policia jep detaje: Drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi dy kalimtarë!

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti te Rruga e Elbasanit, policia jep detaje: Drejtuesi humbi kontrollin e

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në “Rrugën e Elbasanit”, ku u plagosën dy persona.

Policia njofton se drejtuesi 52-vjeçar i mjetit ka humbur kontrollin dhe fillimisht ka goditur një 63-vjeçar që po lëvizte me biçikletë, e më pas një këmbësore 18-vjeçare. Ndërkohë që në fund mjeti ka përfunduar i përplasur në murin rrethues të Ambasadës së SHBA-së.  

Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën vëzhgimin e mjekëve, ndërkohë që policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më datë 23.01.2025, rreth orës 16:20, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi R.T, rreth 52 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur fillimisht shtetasin E. E., rreth 63 vjeç, që lëvizte me biçikletë dhe shtetasen V. S., rreth 18 vjeçe, këmbësore, e më pas u përplas me murin rrethues të një ndërtese (seli diplomatike).

Dy shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje