
Shënohen sërish akte dhune në kopshte. Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u shpall në kërkim nga polica, pasi ka dhunuar dy fëmijë në kopshtin privat “Gledis”, ku dhe punonte.
Burime pranë bluve bëjnë me dije se i ati i një prej fëmijëve ka denoncuar se edukatorja e ka goditur me shpullë. Pas denoncimit 46-vjeçarja nuk është gjetur në shtëpi dhe po punohet për ta lokalizuar për sqarimin e ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, informoi policia e Tiranës.
Mësohet se edukatorja është Rudina Gërdani, e cila më pas është akuzuar dhe nga një tjetër prind për dhunë ndaj fëmijës së tij.
I pari që ka mësuar për dhunën ndaj djalit të tij 3-vjeçar ka qenë Lorenc Rrapa i cili ka treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja në emisionin “People” në Euronews Albania.
“I thashë “Priam të lutem më trego çfarë ka ndodhur” më tha, “Më kapi Rudi”. Unë i thash puçe Priamin, Rudi më tërhoqi te dora fort”. Unë u bëra nervoz, telefonova pronarin dhe drejtoreshën. U dërgova një mesazh “Shpresoj mos të jetë e vërtet çfarë ka ndodhur me Priamin, ai ndihet i dhunuar thotë më ka goditur Rudina”. Më tha “Shpresoj mos të jetë e vërtetë, po do shikojmë kamerat”. Të nesërmen kur shkuam në kospht Priami nuk pranoi të futej brenda, shkuam në një lokal dhe pamë kamerat. Aty konstatova dhunën. Brenda një afati kohor rreth 2 orë e 30 fëmijë janë dhunuar 2 fëmijë. Gjatë vëzhgimit të kamerave kam parë tre momente dhune”, tha ai.
Ai ka shtuar se pasi ka parë kamerat ka marrë në telefon edhe nënën e një djali tjetër që gjithashtu ishte dhunuar nga edukatorja Rudina Gërdani dhe i ka dërguar edhe asaj pamjet filmike ku djali i saj dhunohet. Së bashku ata shkuan të bënin denoncimin.
Ndërkohë vendndodhja e edukatores nuk dihet ende, pasi në momentin që policia ka shkuar për të shoqëruar në komisariat dhe për ta marrë në pyetje nuk e ka gjetur në banesë.
Lini një Përgjigje