
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 48-vjeçarit Lulzim Visha në Kamëz.
Mësohet se policia ka rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës, i cili u gjet i pajetë në automjetin e tij në Zall Mner mëngjesin e sotëm.
Policia ka nisur kërkimet për një automjet tip “Porsche” ngjyrë gri, i cili besohet se është përdorur nga autorët e krimit.
Nuk dihet ende nëse viktima është ekzekutuar gjatë mbrëmjes apo mëngjesin e sotëm. Trupi i tij i pajetë u gjet brenda makinës rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm (24 Janar). Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, pasi mund të kenë regjistruar momentin e krimit.
48-vjeçari Lulzim Visha, banues në Kamëz është vëllai i Besnik Vishës, autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 1997 në Tiranë dhe dyshohet që ekzekutimi të jetë bërë për hakmarrje.
Lini një Përgjigje